Македонија
 

Smart Chefs – Kampanjë e re e Helen Doron English për ushqyerje të shëndetshme tek femijët

Helen Doron English metoda është më shumë se vetëm mësim të gjuhës angleze.Ne shpesh themi se Helen Doron English nuk na mëson vetëm anglisht, por ne edhe edukojmë ne gjuhë angleze.

Për atë shkak ne kemi përgatitur një kampanjë speciale të pergatitur me shumë dashuri, e cila padyshim që do te ju pëlqeje.

Ajo është kampanja Smart Chefs, e cila fillon sot dhe vazhdon në muajt Tetor, Nëntor, Dhjetor.  Ashtu edhe si supozuat , fokusi i kësaj kampanje është ushqimi i shëndetshëm.

Ne besojmë se kuzhina është vendi ideal që fëmijët ye aftësohen  ne ambiente argëtuese. Nëpërmjet gatimit fëmijët arrijnë përvojë kreative, senzoruese dhe stimuluese. Njoftohen me teksturat (e fortë, e butë, e lëngshme), ftohtë dhe nxehtë, sasitë dhe masat, mikset e ndryshme , kombinimet, shijet dhe erërat e ndryshme , por përshkak se bëhen në grupe zhvillohen edhe aftesitë socializuese.

Me një fjalë një eksperiencë e paharruar e cila ndikon shumë pozitivisht ne zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Për atë shkak, gjatë këtyre tre muajve në cdo qender mesimi të Helen Doron English në Maqedoni mundeni ta shijoni kenaqësinë në puntoritë creative që tema kryesore është kuzhina.

Në këto puntori do të mesohet për zakone të shëndetshme, do ta inkurajojmë kreativitetin tek fëmijet, do të kënaqemi, do ta stimulojmë anën emocionale dhe gjatë gjithë kësaj do të flasim anglisht.

Helen Doron English deshiron të ndihmojë që fëmijet të hanë shëndetshëm, të zbulojnë shije të reja dhe të eksperimentojnë me receta të reja që pastaj ti shpërndajnë edhe nëpër shtëpitë e veta dhe te kënaqet e gjithë familja.

 

Nuk do të harrojmë në higjienen dhe sigurinë në kuzhinë, siç është larja e duarve, larja e ushqimit në tërësi, mbajtja e rendit në ambientin e punës dhe si

të jenë te kujdesshëm me mjete të caktuara të kuzhinës.

Gjithashtu nëpërmjet blogut të Helen Doron English Macedonia, do t’ju lajmërojmë çdo jave për lajmet më të reja nga kjo kampanjë dhe do të ndajme me ju idea, receta, mesazhe të cilat mund t’i shfrytëzoni dhe në shtëpitë tuaja.

Pra nga rrjetet tona sociale prisni shumë surpriza.

Na ndiqni!