fbpx
 
 
Македонија
 

SMART CHEFS: Tortilja të shijshme me banana, gjalp kikiriku dhe xhem

Në përputhje të SMART CHEFS kampanjës së Helen Doron Macedonia, e ndajmë nje reqetë të shpejte dhe të lehtë për fëmijë, qe do të jetë zbavitëse edhe për fëmijët edhe për prindërit.

Kjo reqetë mund të jetë një ushqim edhe i shpejtë edhe i shëndetshëm, që mund ta hanë para ose pas shkollës.

Gjithashtu kjo është një mënyre shumë e mirë për tu afruar dhe zbavitur më shumë me fëmijët.

pbj-banana-burritos

 

Përmbajtja për 1 tortilja:

2 lugë të gjellës gjalp kikiriku

1 tortilja

1 banane

1 lugë te gjellës xhem të kajsisë

1 lugë të vogël mjaltë

Mënyra e përgatitjes:

Nxeheni tortiljen në një tigan të rrafshtë, në një zjarr të vogël.

Menjëherë pas e vendosni gjalpin e kikirikut mbi tortiljën si shtresë e parë, më pastaj e shtoni xhemin e kajsisë mbi gjalpin e kikirikut.

E vendosni pastaj bananen në tortiljën dhe mbi bananen vendosni mjaltin.

E mbështjellni tortiljën dhe tashmë keni mbaruar.

Sipas dëshirës mund ta dekoroni me pemë sezonale.

Ju bëftë mirë !!